Jetojmë në një shoqëri të ndarë, të copëtuar në kultura, shtete, besime dhe që e dëshpëruar tenton globalizimin. Këto ndarje kanë mbjellë konflikte por edhe integrimi global krijon konflikte të reja. Ato nuk zhduken sepse nuk merret parasysh
ndarja a vërtetë e kësaj bote, ndarja reale që ndodhet tek njeriu, ai është i ndarë brenda vetes. Brenda tij njeriu nuk është i plote, nuk është në unitet, prandaj si i copëtuar qe është nuk krijon jashtë tij një jetë harmonike, organike, globale.
Kjo që sapo thamë nuk mund të filozofohet, është aq reale sa edhe urgjente ku vetë fakti i filozofimit është i tepërt. Individi nuk mund të filozofohet, jeta nuk ta lejon këtë ndëryerje. E vetmja filozofi e mundshme për njeriun është njohja e thellë e vetvetes, vetëdija e tij. Filozofia jonë është e thjeshtë, aq e thjeshtë sa edhe e vështirë: Vetëdija. Aq e thjeshtë sa nuk mund të quhet filozofi dhe aq lehtësisht e harruar sa mund të themi se nuk ka filozofi tjetër veç saj.Çdo filozofi jashtë vetëdijes është lojë fjalësh, është dëshmi që vetëdija mungon prandaj bëhet teori filozofike.
Ndoshta dështimi i shkollave filozofike ka qënë i paracaktuar për faktin se ato janë nisur nga dualiteti, nga ndarja trup e shpirt, materie ndërgjegjje, ku e gjith përmbajtja e saj përmblidhet në dilemën: kush është e para veza apo pula. Unitetin nuk e krijon dot ajo që është e ndarë, mund të ndodhi vetëm e kundërta. Vetëdija është uniteti i jetës, misteri i saj, e përkëmbura e madhe e njeriut dhe
e historisë. Nuk mund të filozofohet fakti qe ti je gjallë, por mund të filozofohet vetëm fakti që ti je keq, i copëtuar, i deformuar, i zhgënjyer, i zhgënjyer më tepër për faktin që të kanë përdorur si lëndë të parë për filozofi në shekuj.
Vetëdija, misteri dhe dashuria që mban edhe leviz yjet siç thote Dante, është ajo që të rrëshqet nga duart, që e humbasim përditë me ndihmën e intelektualeve zyrtarë, perversëve të mendjes, rrogëtarëve të mendimit. Njeriu i sotëm nuk është gjë tjetër veçse Vetëdije e gjymtuar. Ajo për natyren e saj nuk ka shtetësi, përkatësi fetare, pronësi, por nëse do ta komandosh atë duhet në fillim ta gjymtosh dhe pastaj mund ta emërtosh si të duash, deri tek emërtimi votues i lirë.
Konceptin mision po e përdorim thjesht si simbolik sepse ai si funksion ju ka zhgënjyer shpesh. Misioni është zhvleftësuar nga misionari i cili nuk ka parë tek misioni i tij udhën e universit, të dhënën kozmike, misionin brënda teje. Ne preferojmë ta quajmë nismë, jo mision.
Të nisësh rrugën e Joges dhe Meditimit do të thotë ta duash me të vërtetë veten tënde.
NISMA KA DIÇKA FISNIKE SEPSE NËNKUPTON QË JE TI INICIATORI E ASKUSH TJETËR NË RRUGËN TËNDE.
Nënkupton qe je i vetëdijeshëm në përgjegjësinë tënde, nënkupton që ti nuk je imitues i askujt. Nisma nënkupton dëshminë reale që nismëtari me koshiencë është ndarë nga bregu i iluzioneve. Nisma është diçka brenda teje që fle dhe pret ta aktivizosh. Nismëtari është vetëdije aktive, prezencë pozitive, ai tek ty shikon veten e tij te fjetur. Bindja që edhe ti mund të zgjohesh, trasformohesh krijon urën drejt teje. Ti jeton në vorbullën e iluzionit, zemra jote përpëlitet midis pasioneve dhe dëshpërimit, kujdes se nuk po them midis gëzimit dhe hidhërimit, sepse gëzimi i vërtetë nuk e njeh hidhërimin. I ditur por me dijen e pasionit dhe me pafuqinë e hidhërimit ti natën thellë pyet veten: Përse asgjë nuk më shkon mbarë? Midis krijimit edhe prishjes ti shëtit në rrenojat e periferisë tënde i çuditur që edhe kur asgjë nuk të mungon përseri kështjella jote e lumturisë nuk qëndron në këmbë. Ti ndërton diten ajo prishet natën.
ROZAFA, JA KU MUND TA GJESH ME LEHTËSI IDENE E MISIONIT TONË.
Ajo do ta persekutojë akoma shqiptarin. Legjenda e Rozafës ka pritur edhe do të presë breza të dëshperuarish qe ti çlirojë me misterin e saj. Por cilësia e parë e jotja është neglizhenca ndaj jetës edhe kur ajo te ka folur me kode të frikshme. Je trembur nga një grua e murosur, se ke dashur kurrë fatin e saj, por këtu ke humbur mundësinë e zbulimit të mesazhit që fshihet tek legjenda. I urti i legjendes është misionari i vetëdijes që i thotë tre vellezërve se sekreti i veprës qëndron brënda tyre. I urti nuk i përgjigjet pyetjes se si te ndertohet keshtjella por pyetjes se si ajo të mos prishet, shkatërrohet. Ai që di kodin e krijimit e mos rrënimit, ai që në kohëra ka percjellur dijen sekrete tek të tjerët është quajtur I URTI. Misionar i vërtetë quhet vetëm ai që të mëson se si të mos mbjellësh shkatërrimin ndërsa punon dhe aspiron për krijimin. Vetëm i Urti mundet të jetë misionari, nismëtar për vete edhe për të tjerët. I Urti pa se tre vellezërit e legjendës ndodheshin në një gjendje kritike, çdo mundim u shkonte dëm me gjithë dëshirën e mirë të tyre. Dhe ti i ngjashëm si ata ke ndoshta gjithmone dëshirën e mirë por ke vënë re se kjo nuk mjafton. Ndërsa fajin e ke shikuar gjithmonë tek të tjerët i urti i legjendës e pa dhe vazhdon ta shikoë brenda teje. Ndaloni një moment, u tha i Urti njerëzve, ju jeni kthyer në makina pune dhe në ankthin e mbijetesës keni humbur reflektimin, meditimin. Ata të shkretë punonin por këtu qëndron edhe problemi, ata vetëm punonin, nuk sakrifikonin, nuk meditonin. Sakrifica është çelesi i Rozafës. Sakrifica është superiore ndaj punës që për ju është vetëm përfituese e lodhshme, e detyrueshme.
Por çfare duhet të sakrifikonin ndërtuesit e kalasë ose ju që jeni ndërtuesit e jetës tuaj? Çfarë mungon tek ju që gurët e kalasë tuaj të ngjiten me njeri-tjetrin, të ngrihen drejt qiellit dhe lumturia të strehohet brënda saj? I Urti përgjigjet: Dashuria. Ajo është substanca misterioze, lidhësja e pazëvendësueshme që i mungon gjerdanit të aksioneve tuaja. Joga dhe Meditimi bëjnë të mundur kultivimin e dashurisë për vete edhe për të tjerët.
MEDITIMI ËSHTË RRUGA, DASHURIA CELESI I SAJ. KY ËSHTË MISIONI.
Programet në qëndrën tonë janë pjesë e mësimeve të mjeshtrave të përndritur në shekuj. Joga dhe meditimi gjejnë një sintezë efikase dhe moderne tek mjeshtri Osho. Vizioni i Oshos përfshin lindjen edhe perëndimin prandaj ne e praktikojmeë në kondita reale në Tiranë dhe për shqiptarin.
Programi është brumosur me eksperiencat tona direkte të Jogës dhe të Meditimit. Pjekuria teorike e praktike e tyre kanë bërë të mundur trasmetimin tek të tjerët që aspirojnë një jetë të plotësuar me dinamizëm dhe harmoni nëpërmjet jogës.
Mësimet tradicionale të meditimit të kompletuara me rezultate moderne shkencore mbi potencialin e njeriut dhe mendjes së tij, përbëjnë metodat efikase që lejojnë përdorimin maksimal të kohës së investuar për praktikën e tyre. Joga dhe meditimi po bëhen pjesë e pandashme e jetës moderne.
Joga dhe meditimi ka për qëllim forcimin e Vullnetit. Mjaft të dobët e keni vullnetin përballë gjendjeve të çorientuara fizike, psiqike, shpirtërore. Ka gabuar Niçja kur shpjegon jetën si vullnet për potencë. Une ju them të kundërtën: Jeta është potencë për vullnet. Pa e potencuar vetveten nuk mund të kesh vullnet, do të mbetësh gjithmonë një lypës që dëshiron potencën. Do ta realizosh atë në mënyrë perverse, të djallëzuar. Qëllimi është: Potencimi i aftësive tuaja të cilat ju çojnë në një nivel të lartë të Vullnetit. Nga ky nivel i lartë i vullnetit përballimi i problemeve të jetës bëhet një aventurë e këndshme dhe konstruktive.
PO JU FLASIM PER QËLLIMIN TONË KUR JU NUK KENI MEDITUAR ASNJË ÇAST PËR QËLLIMET TUAJA.
A mundet të bashkëbisedojmë qartë për qëllimin tonë kur nuk keni provuar thellësinë e meditimit? Njeriu meditues potencohet me misterin. Pastaj vullneti i tij i vetëm mbetet dashuria për jetën. Dashuria për jetën nuk është qëllim, por qëllimi i saj mund të bëehet komunikimi, transmetimi. I Urti e transmeton, komunikon thellësinë e tij medituese si akt dashurie. Ai tek legjenda e Rozafës nuk bën pazar, sa më jepni që t’ju tregoj, por ofron prezencën e tij dhe nuk ka qëllim tjetër veç ofrimit të vetvetes. Unë jam ura dhe përcjell tek njeriu shqiptar urtësinë e lashtë në vazhdën e shumë të tjerëve për t’ju lartësuar shpirtërisht dhe t’ju kujtuar kush jeni. Unë jam prezent që të dëshmoj se si lidhet ky breg problemesh me bregun tjetër brënda jush që me copëzat e lumturisë që do të gjeni atje ti buzëqeshni përseri jetës.
KY ËSHTË QËLLIMI I ÇDO URTËSIE QE KULTIVON MEDITIMIN. PËR TË KALUAR TEK BREGU TJETËR DUHET TË KAPËRCESH LUMIN E VRULLSHEM DHE TË ERRËT TË STRESIT, ANKTHEVE, INATEVE.
Lumin që sidomos ne shqiptaret e fryjmë me shkarkimet e arrogancës sonë. Ky lumë ose më saktë llum nuk mund të kalohet lehtë as të luftohet ose të fshihet duke menduar se një ditë do të thahet vetë. Ai mundet vetëm të trashendentohet, të tejkalohet, të kapërcehet. Meditimi është i pashmangshëm. Ura tashmë është e domosdoshme. Ura për të hyrë tek vetja e harruar është oferta e të Urtit, qëllimi i tij. Kjo përbën një proçes të thellë meditimi por që ndërtohet me gurët e vullnetit tënd, me pasionet e pastra për jetën dhe që ngjiten me dashurinë tënde. Ura nuk ka qëllim tjeter veçse të bëjë të mundshme lidhjen e dy brigjeve. Ai që njeh gjeometrinë dhe teknikën e saj, e ka ndërtuar me parë për vete, pastaj ia ofron të tjerëve, prandaj shqiptarët i kanë pas thënë i Urti. Nëse i dedikoheni me sinqeritet jogës dhe meditimit do të jetë vetë jeta që do të realizojë qëllimet tuaja.
Duke ndjekur vizonin e mjeshtrit OSHO, në praktikën tonë përfshihen një pafundësi teknikash. Aplikimi i tyre prej shumë vitesh në Tiranë është mjështëria e qëndres Lotus.
TTeknika është kategori shumë e rëndësishme në shkencën e realizimit të vetvetes konkretisht tek meditimi dhe joga. Koncepti teknikë transmeton diçka mekanike me të drejtë sepse faza e parë e punës ka të bëjë me pjesën tënde mekanike. Kultura periferike krijon një shoqëri makinash humane për të mbijetuar. Ajo të programon, të përgatit si të përballosh një nivel shoqëror të caktuar, por jo më shumë, MJESHTRAT E JOGËS KANË KRIJUAR TEKNIKA PËR TË NDIHMUAR KËTË NJERI TË REDUKTUAR QË TË SHKOJE DREJT PLOTËSISE SË TIJ.
Ato transmetojnë teknika, kanë një suport vetëdije dhe eksperience të hershme sa vetë njeriu. Gjuha e tyre është e heshtur por transformuese. Kultura periferike krijon teori të zhurmshme por jo trasformuese, ajo ashtu si të gjen ashtu të lë veçse më kokën të mbushur me teori. Ndërsa teknikat janë trasformuese plot me eksperienca që rrisin vetëdijen. Urtësia e hershme nuk ka preferuar asnjëherë teorinë. I urti i legjendës së Rozafës nuk teorizon përballë faktit por sugjeron teknikën: murosni një nga nuset tuaja dhe kalaja nuk do të rrëzohet më. Por që të zbatosh, operosh teknikën duhet një tjetër konditë: sinqeriteti.
Vëllai i vogël që ishte më i sinqerti bëri të mundur realizimin e teknikës së rekomanduar nga i urti. Mjeshtri sugjeron teknikën, të takon ty me sinqeritetin tënd ta zbatosh atë dhe ta plotësosh me dashuri, të murosësh në proçesin e rindërtimit të vetvetes pjesën tënde më të dashur. E murosur brënda teje ajo do të jetë gjithmonë e gjallë, nga ku do të rrjedhë qumështi i jetës. ÇFARE MAGJIE FSHIHET TEK KJO LEGJENDË, SA TË PËRNDRITUR KANË QËNË ATA QË E KANË THURRUR ATE?
Sa pak është përdorur ajo nga shqiptarët e sotëm. Teknika të ofron skemën, por urën ose kalanë do ta ndërtosh ti sepse ajo ndërtohet brënda teje. Mjeshtri të asiston me prezencën e tij, të kurajon sepse ti i trembesh brendësisë tënde, nuk ke besim që kalaja të mund të qëndrojë në këmbë. Por mjeshtri të tregon rrugën e meditimit, të nxit të krijosh urën drejt brendësisë tënde, të gjesh atje dashurinë dhe t’ia sakrifikosh atë vetvetes. Teknikat që operojmë në laboratorin tonë janë te larmishme, për nivele të ndryshme dhe sipas karaktereve të pjesëmarrësve. Ato janë trashëgimi e shekujve të përcjellura nga mjeshtra me tradita të ndryshme deri në ditët tona. Meditimi është esenca e çdo lloj teknike. Me ndihmen e tyre arrijme në mënyrë trashendentale të ngjisim shkallët e vetëdijes.
Ambjentet mundet ti shikojmë qartë në foto ose në terren ku bie në sy thjeshtësia e tyre. Ato përmbushin konditat kryesore për proçesin mësimor të meditimit dhe jogës, qetësi dhe harmoni. Aparenca e ambjenteve flet me një gjuhë mikepritëse: Ambjenti jeni ju, atë e ndërtoni ju sepse kudo që shkoni do rrezatoni vetën tuaj, mendimet, ankthet, problemet tuaja.
Ne jetojmë, lëvizim dhe shplodhemi në ambjente të lodhura, psikologjikisht të ndotura. Tentojmë të ndërrojme atmosferë, ambjent, shoqëri, por qetësia dhe harmonia na largohen më shume. Harrojmë që një individ është ambjent per tjetrin dhe anasjelltas, por duke qenë fort të fiksuar tek problemet tona nuk kuptojmë që krijojmë ambjent për tjetrin. Ju i dhuroni njëri-tjetrit prezencën tuaj por gjykoni vetëm tjetrin, ai është gjithmone ambjenti i gabuar. Një person qe është meditues, vëzhgues i vetvetes, e ndjen veten përgjegjës për ambjentin rrotull tij. Një meditues ka arritur të vërejë se ambjenti ndërtohet nga bota e tij e brëndshme.
Sa më e qetë të jetë ajo, dashamirëse, e thellë, pa tensione, mendja e tij do të dërgojë valë, vibracione dashurie rreth e rrotull. Aksionet e tij do të detyrojnë mirëkuptimin, do zbusë konfliktin që është ndotja më e madhe ambjentaliste në tokë.
NËPËRMJET MEDITIMIT NE KRIJOJMË VIGJILENTIN E VETVETES QË ASKUSH TË MOS MBJELLË PROBLEMET E MENDJES SË TIJ NË ZEMRËN TËNDE.
Në ambjentet tona në punojmë që kjo ndotje të mos zëjë rrënjë në zemrat tuaja. Nëpërmjet meditimit ne krijojme vigjilentin e vetvetes që askush të mos mbjellë problemet e mendjes së tij në zemrën tënde, të mos hedhi plehrat e ambjentit të tij në oborrin e paqes tënde. Pra ambjenti është një realitet interaktiv: ne jemi ambjenti juaj, ju jeni ambjenti jonë. Meditimi është i vetmi ambjent i përbashkët. Ambjentet intëraktive kanë qënë më natyralë në shoqërinë e herëshme shqiptare. Duke qënë bashkë shqiptari i urtë ka kultivuar ambjente medituese
ku kultivohej dhe transmetohej arti i vetënjohjes. Çdo qelizë e folklorit tonë është një leksion meditimi por ideologjizuesit dhe letrarët që kanë spekulluar duke e plaçkitur atë, kanë qënë shumë herë më poshtë shpirtërisht se rapsodi më i thjështë i maleve. Ato i kanë injektuar magjisë medituese të vlerave popullore sëmundjet e tyre intelektuale, varfërine e tyre shpirtërore. Ambjenti ynë historik, natyral dhe shpirtëror është shumë i dëmtuar, por ne sot e mbartim atë me vete, komandon veprimet tona, krijon ambjentin tonë të brëndshëm. Rikrijimi i një ambjenti harmonik brënda jush, është ajo që mund t’ju ofrojmë në ambjentet tona
Përshëndetje.
Lotus Center mundëson konsulta direkte çdo dite të javës nga ora 9 - 19, për informacione më të detajuara në lidhje me programin specifik qe ju intereson, mënyrën e regjistrimit dhe motivin përkatës.
Në bashkëpunim prej 20 vitesh me qëndrat e meditacionit mesdhetar në Itali, Portugali, Spanjë, dhe qendrën ndërkombëtare të meditacionit Osho International.
Oraret e praktikave standarte:
- e martë 18:00 - 20:00
- e enjte 18:00 - 20:00
- e shtunë 18:00 - 20:00